Real Madrid është mposhtur 4-1 në ”Mestalla” nga Valencia. Ndeshja filloi mirë për madrilenët me Benzema që kaloi të tijtë në avantazh.

Më pas Valencia humbi një penallti si dhe iu anulua goli pas saj teksa barazimi erdhi sërish me penallti nga Soler. Vendasit kaluan në avantazh falë autogolit të Varane teksa më pas sërish dy penallti mjaftua që rezultati të shkonte në4-1.

Me këtë humbje Real Madrid ngec në vendin e 4-t teksa çuditërisht vendin e parë në La Liga e mban Real Sociedad ndjekur nga Villareal e Barça.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb