Refael Leao shihet si e tashmja dhe e ardhmja e Milan, për këtë janë të bindur edhe pronarët e rinjtë. Leao ka një kontratë deri në 2024 dhe një klauzolë largimi prej 150 milionë euro, por as kaq nuk mjafton që Gerry Cardinale dhe Paulo Maldini të qëndrojnë të qetë.

Leao ka përfunduar në objektivin e Real Madrid, kjo është pikërisht pjesa që i shqetëson më shumë. Perez pasi dështoi për të sjell në Madrid Mbappe, kërkon që të mos dal duar bosh dhe ka kthyer vështrimin nga talenti portugez.

Leao
Leao

Milan dhe përfaqësuesit e Leao-s do të vijojnë në javët e ardhshme të diskutojnë mundësinë për të rinovuar kontratën aktuale. Leao përfiton aktualisht 4,5 milionë euro në sezon, por me kontratën e re duhet të sforcohen shumë, ta dërgojnë minimalisht në 7 milionë euro. Objektivi i drejtuesve të Milan është të dërgojnë klauzolën e largimit në 250 milionë euro.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: