Pas dy ndalesa radhazi që I lejuan rivalëve të Barcelonës të shkëputet në krye të renditjes, Real Madrid merr të tjera lajme të këqia në këtë fundviti. Sezoni i parë i Eden Hazard me “los blancos” rrezikon të kthehet në një makth për futbollistin belg. Pas dëmtimit në sfidën e Champions kundër Paris SG, që e detyroi të qëndrojë jashtë “El Clasico”, sulmuesi me shumë mundësi do të humbasë edhe Superkupën e Spanjës. Lajmi bëhet I ditur nga mediat iberike.

15774015188871
15774015188871

Sipas “El Mundo Deportivo” rikuperimi në kaviljen e dëmtuar kërkon më shumë kohë nga sa ishte parshikuar dhe për këtë arsye, belgu nuk do të jetë në dispozicion të Zinedine Zidanë për këtë kompeticion, që do të zhvillohet në Arabinë Saudite nga data 8 deri më 12 janar dhe që për herë të parë organizohet me një format “Final Four”, ku përveç Real Madrid marrin pjesë Barcelona, Atletico Madrid dhe Valencia.

Real Madrid Confirm 5dde93dbc26fa
Real Madrid Confirm 5dde93dbc26fa

Kjo është një goditje e rëndë për futbollistin, i cili pas nisjes nën ritëm arriti të marrë rolin e protagonistit me skuadrën “merengues”. Edhe kjo e fundit duhet t’i bëjë llogaritë pa një lojtar shumë të rëndësishëm që pritet të kthehet në fushë vetëm në ditët e fundit të janarit.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb