Në Britani e quajnë të mbyllur marrëveshjen midis Manchester United dhe Real Madrid për kalimin e Alvaro Morata-s tek “djajtë e kuq”. Madje “Daily Express” citon edhe fjalët e thëna nga futbollisti spanjoll për shokët e tij teksa pohon “se jam një lojtar i Manchester United”.
Dy klubet janë në negociata prej shumë kohësh, por duket se tashmë gjithçka është zgjidhur pasi vetë futbollisti ka ndërprerë pushimet për të mbyllur detajet e fundit në kontratën që pritet të firmosë.
Gjithmonë sipas “Daily Express” avancimi i negociatave erdhi si pasojë e tërheqjes së Real Madrid për të ulur çmimin e 24-vjeçarit nga i cili pretendonte plot 70 mln paund. Mësohet se palët kanë rënë dakort për shifrën e 60 mln paundëve.
(e.k/BalkanWeb)