Ky sezon i Real Madrid është një dështim total në çdo aspekt, as rikthimi i Zidane nuk pati atë efekt që presidenti Perez shpresonte. Diferenca me Barcelonën është e frikshme, minus 18 pikë në kampionat, diçka e tillë nuk kishte ndodhur kurrë, në këto kushte revolucioni në Madrid është një domosdoshmëri. Sipas “Don Balon”, Zidane po përpilon një listë të zezë me emrat e lojtarëve që duhet të bëjnë gati valixhet, 14 lojtarë janë në prag largimi, emra të mëdhenj që kanë bërë historinë këto vite ku Reali fitojë 4 Champions League.

Zidane
Zidane

Nga Bale, Isco e shumë të tjerë, Zidane i ka vënë vizën duke i nxjerr në shitje, shumë lojtarë të cilët pritet ta shndërrojnë Madridin në qendrën e merkatos europine. E nisim nga porta, Thibaut Courtois mund të largohet që këtë verë pasi vështirë të mendosh që belgu do të pranoj stolin.

Casemiro
Casemiro

Mbrojtja pritet të jetë reparti me më shumë largime: Nacho, Vallejo, Sergio, Casemiro, Dani Ceballos, Lloriente, Frederico Vallverde do të largohen. Në mesfushë shume yje nuk bëjnë më pjesë në palët e Zidane.

 104604493 Modric Getty4
104604493 Modric Getty4

Toni Kross, Luka Modric dhe Isco janë vendosur në listën e shitjeve, lojtarë që me fanellën e Realit kanë fituar 4 Champions League. Mund të largohet edhe Marco Asensio, për spanjollin diskutimi është ndryshe pasi largohet vetëm nëse vjen oferta e duhur.

Bale Real Madrid
Bale Real Madrid

Në sulm është i sigurt largimi i Gareth Bale, uellsiani nuk pëlqehet nga Zidane, në fakt nuk e ka pëlqyer kurrë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb