Zinedine Zidane dhe Reali i tij luajnë brenda pak ditësh dy sfida shumë të rëndësishme, kundër Villareal në La Liga këtë të shtunë dhe më pas të mërkurën kundër Inter në Champions League. Tekniku francez mund të buzëqesh por jo plotësisht, Eden Hazard dhe Eder Militao rezultuan negativ në testin e fundit që iu nënshtruan, ashtu si edhe Casamerio.

Lajmi i hidhur është se humbet shërbimet e Sergio Ramos, kapiteni ka pësuar një tërheqje muskulore ne bicepsin femoral në këmbën e djathtë, një dëmtim që pritet ti marrë jo pak kohë për të rikthyer në fushë. Zidane mbetet në pritje për të mësuar edhe gjendjen e Raphael Varane, i dëmtuar gjatë grumbullimit me përfaqësuesen franceze. Për qendërmbrojtësin bëhet fjale për një dëmtim të lehtë, fakt të cilin e pranoi edhe trajneri Deschamps.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb