Zidan ka një ëndërr për mesfushën e Real Madridit dhe ajo ëndërr është Pol Pogba. Pas fjalëve të ëmbla që mesfushori francez lëshoi dje nga grumbullimi i përfaqësueses së “gjelave” në Klerfonten, mediat tashmë po mendojnë skenarin sesi Reali i Madridit do të arrijë të bëjë për vete lojtarin e Mançester Junantid.

Sipas të përditshmes spanjolle “As”, është Gareth Bejl çelsi që do të çojë Florentino Perezin në bisedime me krerët e Junajtidit.

Bejl nuk ka aspak raporte të mira me lojtarët e tjerë dhe mbi të gjitha me Zinedin Zidan, ndaj do të largohej me dëshirë drejt Anglisë. Gjithsesi një problem në këtë mes ekziston, raportet e këqija të Perezit me agjentin e fuqishëm të Pogbas, Mino Raiolas.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb