Real Madrid u dorëzua përballë presionit të Marcelos për tu larguar në fund të sezonit, në këto kushte, drejtuesit e klubit duhet të futen në merkato për të gjetur një zëvendësues. Sipas Calciomercato.com, Reali është duke shqyrtuar mundësinë për ti rrëmbyer Bayern Munich, David Alaba. Mëngjarashi i Bayern pëlqehet shumë nga madrilenët, kjo nuk do ishte hera e parë që do të trokasin në dyert e Bayern për Alaba pasi dhe më herët kanë shfaqur interesim për të.

Alaba
Alaba

Alaba prej vitesh është një titullar fiks tek bavarezët, një lojtarë i cili është konsideruar i paprekshëm por këtë verë Reali do të provoj sërish. Alaba ka një kontratë të vlefshme me klubin gjerman deri në vitin 2021, por Reali mund të fus në tratativa edhe ndonjë lojtarë si Isco apo Bale të cilët sipas të gjithë gjasave do të largohen nga Madridi.

Gnabry
Gnabry

Ashtu si Reali edhe Bayern është duke u përgatitur për një revolucion të vërtetë në fund të sezonit. Drejtuesit e klubit kanë bërë zyrtare rinovimin e kontratës me Serge Gnabry deri në vitin 2023.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb