TIRANË

A i ka mbajtur premtimet maxhoranca? A është i kënaqur me bilancin e qeverisjes Pandeli Majko, si një nga protagonistët e politikës në 20-30 vitet e fundit? Këto janë disa nga pyetjet që gazetari Erl Murati, kryeredaktor i “Gazeta Shqiptare” i ka drejtuar ministrit Majko në “Real Story”, duke u shprehur se në rastin më të mirë drejtësia ka qenë e ngadaltë. Ndërkohë Majko tha se është premtuar reforma në drejtësi dhe që ka filluar të japë rezultatet e veta. Ai shprehet se nuk ka pritur aq shumë ndërprerje mandatesh në Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë, teksa paralajmëron një masakër mbi politikën nëse PS merr një mandat të tretë.

Erl Murati: Jemi në mes të një pandemie dhe sigurisht kjo çështje ka mbajtur të mbërthyer publikun në mbarë globin. Është e kuptueshme që edhe në fushatë menaxhimi i pandemisë është temë kryesore.

Në 2013 kishit një program qeverisës, dolët para shqiptarëve me shumë premtime. Ju keni qenë km, ministër disa herë, protagonist në 20-30 vitet e fundit në politikë. A jeni i kënaqur me bilancin e qeverisjes. Në 2013 ju i keni premtuar shqiptarëve që do të prekin produktet e drejtësisë së re. Mendoj që drejtësia në rastin më të mirë ka qenë e ngadaltë. Ju e ndani të njëjtin mendim?

Pandeli Majko: Ne nuk kemi premtuar që do bëjmë drejtësi, reformën në drejtësi. Reforma në drejtësi ka ndodhur dhe ka filluar të japë rezultatet e veta. Unë nuk kam pritur që të kishim një ndërprerje mandatesh kaq shumë në sistemi ne drejtësisë, p.sh. në Gjykatën Kushtetuese apo në Gjykatën e Lartë. Nuk ka pasur ndonjë parashikim, që do shkonte situata deri këtu. Askush nga ne nuk kishte aq informacion. Duhet të vlerësojmë që këtë reformë po e bëjmë bashkë me ndërkombëtarët, SHBA dhe BE. Nuk e them në formën e premtimit elektoral, mendoj se mandati tjetër do jetë një masakër jo mbi drejtësinë, por mbi politikën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb