“Jam shumë i lumtur, janë tre pikë shumë të rëndësishme për ne. Duhet ta fitonim dhe e bëmë diçka të tillë, me karakter, përballë një rivali të fortë. Më duhet ti bëj komplimentet e mija lojtarëve sepse nuk ishte e lehtë”, Me këto fjalë komenton fitoren përballë Inter trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane duke shtuar: “E nisëm ndeshjen shumë mirë, kishim kontrollin e topit dhe shënuam dy gola, më pas Inter realizoi shpejt, hapi sfidën, ndërsa ne u vendosëm në vështirësi. Pjesa e dytë ishte më e ekuilibruar, goli i tretë ishte shumë i bukur dhe meritonim tre pikët”, u shpreh Zidane në konferencë për shtyp.

Një humbje që natyrshëm i le një shije të hidhur trajnerit Conte i cili pavarësisht këtij fakti as që ka ndërmend të dorëzohet: “Sigurisht që rezultati na lë një shije të hidhur në gojë, por ka një aspekt që nuk duhet ta harrojmë, kjo ndeshje vërtetoi se ka një rritje të ekipit. Nuk e di se sa skuadra e kanë gjetur veten këtu në dizavantazhin e dy golave dhe më pas kanë rikuperuar. Ka akoma dhe tre ndeshje për tu luajtur, janë edhe nëntë pikë në lojë, do të bëjmë gjithçka për të kaluar grupin. E dinim që në fillim se ky ishte një nga grupet më të vështira”, u shpreh Conte pas ndeshjes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb