Real Madridi ka mposhtur Sevillën mbrëmjen e sotme me rezultatin minimal 0-1. Los Blancos e filluan ndeshjen mirë duke rrezikuar portën kundërshtare disa herë më anë të Eden Hazard, Karim Benzemas dhe Dani Carvajal, mirëpo goditjet e tyre nuk ishin të sakta.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, derisa në pjesën e dytë madrilenët ishin më kërkues. Pas një harkimi perfekt në zonën e rreptësisë nga Carvajal, Benzema shënoi me kokë në minutën e 64-të.

Pas javës së pestë, Real Madridi pozicionohet në vendin e dytë me 11 pikë, aq sa ka edhe Athletic Bilbao në të parin, ndërsa në xhiron e gjashtë madrilenët do të përballen me Osasunan.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb