Real Madrid thuajse nuk e ka diskutuar për asnjë minutë rezultatin kundër Granada-s që e mposhti me rezultatin e thellë 0-4. “Galaktikët” i përgjigjen kështu Barcelonës e cila pak më parë mundi Vijarealin 4-1.

Golat për madrilenët u shënuan nga James Rodriguez dhe Morata të cilët realizuan të dy nga një “dopietë”. James dhe Morata si rrallëherë janë përzgjedhur t’a nisin takimi nga minuta e parë pasi Zidan këtë edicion nuk i ka parë si titullar fiks. Ndoshta kjo e ndikuar nga ndeshja e së martës në “Champion” ku Reali triumfuoi 3-0 ndaj Atletikos dhe uli në stol disa nga lojtarët për të pushuar.

Granada vs Real Madrid 0-4 – All Goals… by LigaAdelante
Me tri pikët e fituara, të besuarit e Zidan renditen të dytët me kuotë të barabartë pikësh me Barcelonën, 84, por katalanisit qëndrojnë në krye falë golavarazhit.

Kujtojmë që Real Madrid ka edhe një ndeshje më shumë në dispozicion, ku në rast fitoreje shkëputet me 3 pikë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: