KINE– Real Madrid ka arritur të shënoj fitore ndaj Milanit pas ekzekutimit të penalltive në ndeshje miqësore të zhvilluar në Kinë me rezultat 10-9, pasi loja e rregullt përfundoi pa gola 0-0.

Në këtë takim, gjiganti spanjoll Real Madrid e filloi ndeshjen me pothuajse formacionin më të mirë të mundshëm, pasi në të mungonin vetëm, Kroos, Rodriguez, Ramos dhe Marcelo. Ndërkohë ndryshe nga Reali, ekipi italian, Milan ishte me pothuajse formacionin e dytë në ndeshje, pasi trajneri serb Sinisa Mihajlovic futi nga minuta e parë edhe lojtarë të rinj si mbrojtësi Ely, mesfushori Suso dhe Niang.

Ndeshja u mbyll ashtu siç filloi pa gola, me disa raste të mira nga Milani që rrezikonte nëpërmjet Niang dhe Bacca ndërsa Real Madrid në fund të ndeshjes u shfaq shumë i rrezikshëm por pa arritur të shënoj golin e fitores. Në penallti, ‘Los Blancos’, triumfuan me rezultat 10-9, ku për Milanin humbën penalltitë sulmuesi Bacca dhe portieri i ri Donnarumma.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: