Fitorja kundër Barçës në “El Clasico” i dha mundësinë Realit të rimarrë kreun në La Liga por në Madrid janë të bindur se ekipi ka nevojë të rifreskohet, të afrojnë në skuadër elementë cilësorë. Reali ka humbur shumë nga shkëlqimi i dikurshëm fill pas largimit të C.Ronaldo-s, në Madrid po punojnë për të gjetur një tjetër sulmues të aftë të bëj diferencën. Në listën e presidentit Perez qarkullojnë disa futbollistët, më të mirë në botë, nga Mbappe e deri tek Lautaro Martinez. por sipas “Don Balon”, Reali ka kthyer vështrimin nga Erling Haaland.

Erling Haaland
Erling Haaland

Biondi norvegjez po vërteton edhe me fanellën e B.Dortmund se është një futbollist me shumë klas, një goleador i lindur. Shifrat e tij janë mbresëlënëse, gola dhe rekorde të njëpasnjëshme duke lënë pas edhe emra si Messi e Ronaldo. Gjithnjë sipas “Don Balon”, Reali ka gjetur një akord paraprak me agjentin e tij, Mino Raiola për të sjellë Haaland në Madrid që në verë. Kjo duket një gjë jo e zakonte pasi Haaland u transferua në Dortmund vetëm gjatë merkatos së janarit por Real ka gati një ofertë të pa rezistueshme, 75 milion euro. Dortmund në vetëm pak muaj do të fitonte afro 45 milion euro nga shitja e tij.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb