Real Madrid është i detyruar jo vetëm të fitoj ndaj Gladbach në ndeshjen e fundit por i duhet edhe të bind, në të kundërt Zinedine Zidane e pret shkarkimi. Në Spanjë janë të sigurt, kjo është sfida që vendos stolin e francezit, në një kohë kur humbja e dytë përballë Shakhtar jo vetëm që ndërlikon grupin por lë një shije shumë të hidhur edhe tek sponsori i tij kryesorë, presidenti Perez. Reali është ende zot i fatit të tij, mjafton të fitojnë në ndeshjen e fundit por pozitat e Zidane janë lëkundur prej kohësh, vendi i katër në La Liga dhe kjo ecuri zhgënjyese në Champions nuk janë aspak në favor të tij.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në Spanjë vijon të jetë i hapur diskutimi mbi të ardhmen e Zidane, madje flasin edhe për pasuesin e tij, Mauricio Pochettino, por vetë francezi as që e mendon largimin: “Nuk mendoj të jap dorëheqjen. Kemi pasur momente të ndërlikuara, e vërtetë është që jemi në një situatë të shëmtuar si në nivelin e lojës ashtu edhe në rezultate por duhet të shohim përpara. Kemi ende një ndeshje për të luajtur dhe duhet ta fitojmë”, u shpreh Zidane pas ndeshjes kundër Shakhtar.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb