Sergio Ramos e kishte paralajmëruar, por tani duket se janë shuar edhe dyshimet e fundit. Mbrojtësi pritet të larohet nga Real Madrid për të vazhduar karrierën në një tjetër skuadër. E sigurt për këtë është e përditëshmja madrilene “AS”. Sipas saj, kapiteni dhe klubi“los blancos” janë shumë larg rinovimit. Kontrata e Sergio Ramos skadon në 30 qershor. Real Madrid pranon të zgjasë bashkëpunimin edhe për një tjetër vit, por duke përfshirë disa klauzola dhe sigurisht ulje të përfitimeve të futbollistit.

Football : Real Madrid Vs Inter Milan Champions League 03/11/2020
Football : Real Madrid Vs Inter Milan Champions League 03/11/2020

Kjo nuk pranohet nga mbrojtësi, që për të qëndruar në skuadër pretendon të paktën një kontratë 2-vjeçare. Kjo nuk pranohet nga madrilenët, por Paris SG është gati të plotësojë kushtet e Sergio Ramos. Po sipas “AS”, kampionët francezë ofrojnë 20 milion euro për një kontratë 3-vjeçare. Shifra të rëndësishme për një futbollist 34-vjeçar dhe që asnjë klub tjetër i interesuar për të nuk mund t’ia japë.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb