Eden Haard është zhdukur prej kohësh, shumë larg emrit që përfaqëson, si një lojtarët më të mirë në botë, të paktën me këtë status u transferua tek Real Madrid. Dëmtimet e shumta, përtej çdo imagjinate, bënë që Haazard të mos përshtatej kurrë në Madrid, nga një blerje e bujshme përfundoi në flluskë të madhe, një dështim total.

Drejtuesve të Real Madrid i ka ardhur në majë të hundës situata me Haazard, paguajnë pafund për një lojtarë që pjesën më të madhe të kohës e kalon në pankinë ose në infermieri. Sipas mediave pranë klubit madrilen, Haazard është nxjerr në shitje pasi nuk bën pjesë në planet e Ancelottit, madje mund të largohet menjëherë që në këtë merkato janari.

Real Madrid
Real Madrid

Gjithnjë sipas mediave spanjolle, Haazard mund të rikthehet sërish në Premier League, aty ku ka ende admirues. As vlera e kartonit nuk pritet të jetë një problem, pasi tashmë Haazard nuk kushton më shumë se 20 milionë euro, 18 sipas mediave spanjolle.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb