Largimi i Cristiano Ronaldos ka ulur ndjeshëm numrin e golave te Real Madrid, por ky largim nuk ka patur vetëm ndikim negativ te kampionët e Europës, pasi tashmë po shënojnë të gjithë lojtarët. Në takimin e kësaj jave kundër Espanjol, ishte radha e Marko Asensios, talentit spanjoll që të gjente rrugën e rrjetës. 21-vjeçari kaloi madrilenët në avantazh në minutën e 41-të dhe ky gol mjaftoi që “Los Blancos” të marrin tre pikët e plota. Ajo që ra në sy më shumë ishte mos aktivizimi i Gareth Bale. Ylli uellsian qëndroi 90 minuta në stol dhe nuk u preferua nga tekniku Lopetegui. Në lojë u aktivizua edhe Mariano, por sulmuesi nga i cili pritet shumë dështoi të lërë gjurmë në këtë takim. (o.k/BalkanWeb)

https://www.youtube.com/watch?v=K2oShgii6gg

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb