TURQI
Minal e Mirha janë dy binjake siameze nga Pakistani, të cilat kanë lindur të ngjitura në kokë. Por falë së ndërhyrjes 14 orë të mjekëve britanikë në spitalin ‘Ankara Bilkent City Hospital’ në Turqi vogëlushet 1-vjeçare janë ndarë nga njëra tjetra .
Binjaket ndodhen ende në spital dhe pritet që të rikuperohen plotësisht dhe të vijojnë jetën normalisht kur të kthehen muajin e ardhshëm në Pakistan.
Ndërhyrja u krye më 19 korrik dhe përfshiu një ekip të tërë mjekësh, u deshën dy faza kirurgjikale dhe përfundoi pas tre muajsh me operacionin final që zgjati 14 orë.
Binjaket pakistaneze ishin të ngjitura në kokë dhe ndanin të njëjtat enë gjaku e inde dhe si rrjedhojë ndarja e tyre kërkonte kirurgji mikroskopike.
“Binjaket po e marrin veten në mënyrë shumë të shpejt, vërtetë e mrekullueshme”, tha mjeku Noor ul Owase Jeelani për Sky News.