Rikonstruksion i plotë i një barkusheje me inde të marra nga një gjedh, pas një tumori të mushkërive të një burri 62-vjeçar.

Një kirurgji komplekse, e kryer me sukses më 16 janar në spitalin ”Sant’Andrea” në Romë, dhe i paraqitur në një konferencë shtypi nga drejtori i Kirurgjisë në spitalin universitar ”Erino Angelo Rendina”.

”Barkushja e majtë e zemrës së pacientit u pre dhe më pas u rindërtua me ato të gjedhit, me heqjen e plotë të tumorit të mushkërive dhe rimëkëmbjen e funksionit kardiak, një rekord italian mbase edhe botëror”, theksuan studiuesit.

Pacienti vuante nga një tumor i djathtë i mushkërive, i cili gjithashtu kishte sulmuar dhe pushtuar një pjesë të zemrës, një kusht që dukej se e bënte të pamundur heqjen e plotë të tumorit.

“Unë u vura përballë një zgjedhjeje dhe zgjodha ta vë jetën time në duart e një personi dhe të një ekipi që me të vërtetë më ka dhënë aq shumë që nga takimi i parë. U ndjeva në duar të sigurta, ishte profesionalizmi, por mbi të gjitha stafi, që e falënderoj pa masë’’, theksoi pacienti Augusto Stefanacci.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb