Fitorja e Shqipërisë ndaj Hungarisë mban firmën e Armando Brojës. Sulmuesi 20-vjeçar arriti të realizonte në minutat e fundit të takimit, duke ngritur në këmbë të pranishmit në “Elbasan Arena”, e gjithashtu, duke mbajtur ende hapur shanset për kualifikim. Menjëherë pas fitores, ka reaguar dhe vetë shkodrani.
Ai e ka cilësuar golin si një ëndërr të hershme, e thotë se për këtë ndihet mjaft i lumtur. Gjithashtu, ai ka shkëputur disa nga vargjet e rilindasit Naim Frashëri dhe shkruan:
“ “Ti Shqipëri, më jep nder, më jep emrin shqiptar – nuk ka fe, as s’ka kufi – që përçan këtë shqiptari…”
Unë e kam ëndërruar këtë që kur kam filluar të luaj futboll, jam shumë i lumtur. Familja ime dhe të gjithë shqiptarët janë krenarë për mua. Dua të punoj shumë dhe të fitoj trofe.
“Ti Shqipëri, më jep nder, më jep emrin shqiptar – nuk ka fe, as s’ka kufi – që përçan këtë shqiptari…”
Kujtojmë se aktualisht Shqipëria renditet e dyta në Grupin I me 9 pikë të grumbulluara.
(BalkanWeb)