Alma Hilaj është futbollista e parë e Kombëtares kuqezi të femrave që debuton në elitën e futbollit italian. Vajza shkodrane ka luajtur sfidën e parë për skuadrën e saj, Florentian, në përballjen kundër Hellas Veronës.

Ndonëse Florentia është mposhtur me rezultatin e thellë 5-0, Hilaj, që më 3 shkurt do të mbushë 19 vjeç, ka bërë një performancë individuale shumë të mirë, çka jep shpresë për rritjen e saj profesionale, teksa të luash në Serinë A është një arritje vërtet e madhe.

Alma Hila
Alma Hila

Hilaj prej tre sezonesh aktivizohet në ligat e futbollit femëror në Apenine, por vetëm tani ka arritur që të hedhë hapin e parë në futbollin që vlen, teksa ky debutim jep shpresë për një karrirë të mirë për shkodranen, që fillimet e karrierës i ka pasur me skuadrën e Juban Danjës.

(j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb