Dy javë më parë gjatë emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” u transmetua historia e trishtë çiftit të moshuar, nga fshati Tërbufi i Divjakës, ata janë Nexhmije dhe Ymer Albajrami. Burrë e grua jetonin në varfëri ekstreme dhe vuajnë nga shëndeti. Nexhmija 54 vjeç vuan nga gjendra tiroide. Me bashkëshortin ka 23 vite diferencë në 35 vjet martesë. Edhe Ymeri 78 vjeç është i sëmurë. Dëgjimin pothuajse e ka humbur fare. Nëse gruaja nuk operohet rrezikon të humbasë përgjithmonë zërin. “Me kanaçe jetojmë në kushte të vështira jetojmë me borxhe, fqinjët më ndihmonin me makarona ose miell. Kemi ftohtë në këtë banesë, shiu na bie brenda, na kanë falur një ngrohëse.”, -thotë Nexhmija.

Pamundësitë ekonomike ua kanë rënduar jetën, varfëria ua ka shtuar rrudhat dhe sëmundjet në trup. Operacioni i Nexhmijes kushtonte 1500 euro. “Kam dhimbje kur ha bukë, analizat më kanë dalë keq, mjeku tha bëhu gati tha mos u vono se do të kapi zërin sëmundja, por ku t’i gjej unë. Burri mezi dëgjon nga veshët”,-thoshte Nexhmija . Por brenga e saj më e madhe ishte mungesa e një fëmije. “Jemi fillikat, nuk kemi fëmijë e jam dashur shumë po e kam peng në zemër. Të kisha fëmijë tani nuk do isha këtu. Kam nevojë për paratë e operacionit kam nevojë për ndihmë, nga ju pres ndihmë, nuk kam ku të përplasem tjetër. Jam veçse në duart tuaja” ishte lutja e saj që transmetua gjatë emisionit . Por thirrja e tyre u dëgjua pasi shumë shqiptarë nisën të dërgonin kontributet e tyre në kohë reale për çiftin Albajrami sidomos për kurimin e gruas nga gjëndra tiroide.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Burrë e grua u transportuan me autoambulancë nën kujdesin e stafit të specializuar nga banesa e tyre e rrënuar në fshatin Tërbuf për në kryeqytet drejt spitalit Continental. Gjatë kësaj jave Nexhmija është vizituar tek spitali Continental ku i është nënshtruar skanerit për problemet shëndetësore që ka me gjëndrën tiroide. Pas kontrolleve mjekësore, Nexhmija është operuar me sukses nga gjëndra tiroide. Pasi gjithçka shkoi mirë, në dhomën e spitalit u shfaqën Elvis dhe Fatma Naçi. Vizita e tyre emocionoi jo pak Nexhmien e cila po merrte veten nga ndërhyrja, nuk munguan falënderimet “Derisa të jëm gjallë ju falenderoj për ndihmën, edhe shqiptarët i ruajtë Zoti se unë do kisha ikur, më tha mjeku për dy muaj ti kishe mbaruar më thanë, ai mjeku mi hoqi shpresat, unë jetën time e kam nga ju, ti je djali im dhe kjo është nusja ime, unë pa frikë u futa dhe ja dola me sukses, më tha mjeku. Analizat më kanë dalë mirë. Zoti përpara, ne pas tij. Më erdhi vdekja por nuk më lanë fëmijët e mi, sot ndiej sikur nuk më ka ndodhur gjë, ja mu mblodhën fëmijët brenda dhe jashtë shtetit. Më përpara mua më falnin ushqim, më kanë falur edhe për Ramazan 1 kg makarona, unë asgjë nuk kisha për të ngrënë. Në atë shtëpi shiu më futet brenda, kam shumë ftohtë gjatë dimrit, ka shumë lagështirë”, -shprehet Nexhmija para të ftuarve në dhomën e spitalit.

“Mos pafsh më halle tani, ja burri i ka sytë me lot, ne kishim dëshirë të vijë tek spitali Continental, këtu mjekët u rrinë në kokë. Sot të shikoj mirë, do dalësh, do vijmë edhe atje tek shtëpia juaj atje, rrini të qetë, do flasim shtruar atje”,-i drejtohet Elvisi Nexhmijes. “Na kemi dhënë shumë lumturi të madhe na the që na ke si fëmijët e tu, ke jetë të vështirë, ju keni dashuri shumë të madhe mes jush, ne nuk do të lëmë më që të hash bukë me kos që thoje tek klipi”,-i drejtohet Fatma Nexhmije në shtratin e spitalit. Pas vizitë burrë e grua janë kthyer shëndoshë e mirë dhe të qetë e me një hall më pak mbi supe për në banesën e tyre por atje një surprizë e madhe i priste, atë që panë nuk e kishin imagjinuar as në ëndërr….

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb