Pas largimit nga Real Madrid, Karim Benzema firmos në Arabinë Saudite. “Bomberi” francez ka gjetur akordin total me klubin e Al-Ittihad, për këtë nuk ka më asnjë dyshim: Benzema ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me Al-Ittihad, shprehen burime të sigurta pranë klubit saudit. Ndërkohë, Benzema ka folur pas largimit të tij nga Madridi duke falënderuar klubin:

Benzema
Benzema

“Nuk do ta harrojë kundër Real Madrid. Është e pamundur, është klubi më i mirë në botë. Është e vështirë të flasësh pas këtyre emocioneve, por dua të falënderoj Realin dhe shokët e skuadrës. Kam pasur fatin të realizoja ëndrrën time që fëmijë. Sot është momenti të largohem”, u shpreh Benzema.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: