SANA’A– Rebelë të dyshuar të rrjetit terrorist të al-Kaedës vranë sot 20 ushtarë jemenas në jug të vendit, thanë banorë lokalë.

”Ushtarët ishin në udhëtim e sipër drejt provincës jugore Mohra për të marrë pagat, kur u sulmuan nga rebelët në afërsi të Abyan”, shtuan ata.

Të paktën 20 ushtarë të tjerë u plagosën në këtë sulm. Nuk ka ende komente zyrtare për ngjarjen.

Disa zona të Abyanit, 427 kilometra në juglindje të kryeqytetit Sana’a, janë prej muajsh nën kontrollin e militantëve të al-Kaedës.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: