SANA

Rebelët Huthi në Jemen të mbështetur nga Irani, njoftuan se kanë zhvilluar sulm ajror ndaj kompanisë së naftës Aramco në Arabinë Saudite si dhe ndaj dy aeroporteve dhe një baze ushtarake.

Zëdhënësi ushtarak i Huthive, Yahya Seree, në një konferencë për media, tregoi se kanë zmbrapsur një sulm të madh ushtarak ndaj kryeqytetit Sana, dhe se kanë siguruar kontroll mbi të gjitha zonat në rrethin Nehm në lindje të kryeqytetit.

Ai tha se, si kundërpërgjigje ndaj sulmeve që janë kryer ndaj tyre kanë sulmuar objektet e kompanisë Aramco në qytetin jugor saudit Jazan, aeroportet në Ebha dhe Jazan, një bazë në Khamis Mushait dhe disa pika “sensitive” në vend me anë të raketave të shumta dhe mjeteve ajrore pa pilot.

Seree pretendoi se kanë marrë nën kontrolll mbi 2.500 kilometra katror në qytetet Jawf dhe Marib.

Edhe ë 14 shtator 2019, huthitë kishin sulmuar dy objekte të kompanisë saudite Aramco.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb