Rebelët maoistë vranë pesë policë në shtetin lindor indian të Jharkhand të premten, tha një zyrtar i lartë i policisë, i fundit në një seri sulmesh mbi forcat e sigurisë shkruan Reuters. Sulmi ndodhi pranë kufirit shtetëror me Bengalin Perëndimor, shtoi policia.

Muajin e kaluar, kryengritësit vranë të paktën 15 policë dhe një civil në një sulm të minave kundër dy automjeteve të sigurisë në shtetin perëndimor indian të Maharashtrës.

Kryengritësit Maoistë, të njohur edhe si Naxals, kanë luftuar me një numër qeverish shtetërore për dekada të tëra. Ata thonë se po luftojnë në emër të njerëzve që nuk kanë përfituar nga një bum i gjatë ekonomik në Indi, ekonomia e tretë më e madhe e Azisë.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb