Deputeti i zgjedhur i PD-së Ervin Salianji, i ftuar në emisionin “Front line” nga gazetarja Marsela Karapanço, deklaroi se PD po dëshmon se mban zgjedhje të brendshme, duke dhënë kështu shembull për partinë e tjera shqiptare.

“PD është sot parti realisht demokratike, pavarësisht se ka njerëz që abuzojnë me besimin që iu jepet. Në PS nuk bëhen të tilla debate, atje përfundon si Kokëdhima për shembull apo përfundojnë akoma më keq si kryetari i Bashkisë së Vlorës. Përgjegjës kryesor është zoti Nishani. Kur të kanë masakruar, duhet të jesh më së paku përgjegjës. Nuk mund të abuzosh për të bërë shoun tënd personal. PD-së i shërbejnë gjërat që janë konkrete. Në çdo parti nuk mbahen zgjedhje, vetëm në PD ndodh. Forumi ka debate dhe analiza. Kur shkohet tek anëtarësia, është ajo që vendos. Në situatën që jemi, secili duhet të jemi përgjegjës. “Rebelët” e sotëm kanë qenë për djegien e mandateve. Nuk ka parti në Shqipëri që të jep mundësinë që të hysh në garë. Kritikat vijnë në kohën që PD është në kohë të vështirë. Zërat kundër zhvendosin vëmendjen nga masakra zgjedhore. Kemi shembull edhe në Europë, ku prsh Tsipras humbi dhe është kreu i opozitës”, tha Salianji.

Ervin Salianji shtoi se kanë dalë shumë kandidatura për të qenë kryetar të PD-së, për shkak se duan që të bëhet zhurmë.

“PD-së i janë vjedhur zgjedhjet. Në PD nuk vidhet e nuk mund të vidhet vota. Fatbardh Kadilli ka drejtuar vetë zgjedhjet në PD dhe e di shumë mirë se zgjedhjet tek Partia Demokratike janë të drejta. Si do mundi Ramën dikush që është më i dobët se Basha, është pa sens kjo gjë. E gjitha është tentativë për të bërë zhurmë. Kadilli vetëm baltos PD-në dhe nuk ka kërkesë si grupim. Si ka mundësi që kanë këtë verb të ashpër ndaj Bashës dhe nuk e ka ndaj Ramës? Unë mendoj se përgjegjësia dhe pjesa e gabimeve dhe reflektimit duhet të jetë në çdo nivel. Çfarë kërkesa kanë këta zotërinj, nuk kanë kërkesë, përpos asaj që të ikë Basha. Basha po i fton që të konkurrojnë, kush të dëshirojë le të jetë përballë tij. E gjitha është kaq demokratike. Nëse Basha do tërhiqej, do tregohej lider i dobët. Vota e zgjidh, sepse kushdo mendon ndryshe”, u shpreh Salianji.

Më tej, Salianji hodhi poshtë çdo lloj mundësie për bashkëpunim me Ramën, duke thënë se të jesh me kreun e qeverisë, është njësoj sikur të bëhesh me hajdutin.

“Ka pasur zhvillime shumë pas bashkëpunimit mes Ramës dhe Bashës. Nuk ka si të ketë bashkëpunim me dikë, që të ka vjedhur. Një person që të ka hyrë e të ka vjedhur, edhe sikur ta falësh, prapë ligji nuk e fal. Nuk mund të bashkëpunosh me një njeri që vjedh”, përmbylli Salianji.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: