Ndryshe nga disa Liga të tjera të Europës, futbolli anglez ka një aleat të fortë në misionin për t’u kthyer në fushën e lojës në mënyrë që të mbyllë sezonin. Tani është qeveria në vend që shtyn për rinisjen e kampionateve, por ky plan po përballet me një pengesë të rëndësishme.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Sipas mediave britanike, janë disa prej klubeve që nuk pranojnë të kthehen në fushë. Bëhet fjalë për skuadrat e fundit të renditjes në Premier League dhe që rrezikojnë të zbresin në një kategori më poshtë nëse ky sezon finalizohet. Të përditëshmet angleze flasin për një rebelim të udhëhequr nga Norwic, Aston Villa dhe Bournemouth. Të tre këta klube ishin në garë për mbijetesë përpara ndërprerjes së sezonit, ndërsa me pezullimin përfundimtar të tij shpresojnë që të qëndrojnë në Premier League edhe sezonin e ardhshëm.

Premier League Clubs Opposed To Project Restart Fear Liverpool Will
Premier League Clubs Opposed To Project Restart Fear Liverpool Will

Ky qëndrim bie ndesh me emrat e mëdhenj të futbollit anglez, mbi të gjithë Liverpool. “Reds” presin të festojnë titullin kampionë pas tre dekadash mungesë dhe duan ta bëjnë këtë në fushën e lojës. Edhe klubet e tjerë të mëdhenj si Manchester United, Manchester City, Arsenal dhe Chelsea kërkojnë të mbyllin sezonin.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb