E vetmja gjë e sigurt mbi të ardhmen e Antonio Contes është fakti se në qershor do të rikthehet të drejtoj një skuadër po se ku kjo kërkon ende kohë të marrë një përgjigje përfundimtare. Të gjithë e duan, por për momentin askush nuk ka bërë një ofertë konkrete. Inter ishte skuadra e parë e cila dukej më e interesuar për ta transferuar në Milano por çuditërisht, Marotta konfirmoi publikisht Spalletin edhe për sezonin e ardhshëm.

Antonio Conte
Antonio Conte

Juventus vijon të jetë në kontakte me ish trajnerin e tyre, nëse Allegri vendos ti kap në befasi, Conte mbetet gjithnjë një alternativë Në skenë për të siguruar shërbimet e Contes ka dalë dhe Milan, fundja “djalli” kërkon një trajner për sezonin e ardhshëm.

Leonardo Maldini
Leonardo Maldini

Leonardo dhe Maldini kanë vendosur menjëherë kontaktet me ish trajnerin e Chelsea, sipas mediave italiane gjithçka ka shkuar pozitivisht. Përcaktues në këtë tratativ është fakti se për Conten, Champions League nuk është kusht për të marrë drejtimin e Milan, thjeshtë ai dëshiron të rikthehet të drejtoj një skuadër, mundësisht në Itali. Kjo është dëshira e tij por nëse i vjen një ofertë nga Bayern Munich, PSG, apo Manchester United, ekipe që mund të ndryshojnë trajner në fund të sezonit, e sigurt është se nuk do të thoshte jo.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: