Elesid hysaj mbetet një nga emrat më aktiv në tregun e transferimeve në një kohë kur Napoli ende nuk ka thënë fjalën e fundit. Në mënyrë surprizë, kapiteni kuqezi zbriti përballë Interit si titullar, një vendim i minutave të fundit nga ana e Gattusos që i dha të drejtë pasi Hysaj rezultoi lojtari më të vlerësuar në mbrojtje:

Hysaj Nota
Hysaj Nota

“Në golin e parë nuk arrin të kap Lukakun i cili i erdhi përballë si një tren duke i ikur me një triblim dopjo, nota 6 për Hysaj”. Sipas “Tuttosport”, për Hysajn vijojnë të interesohen Juventus, Tottenham dhe Roma por Napoli mund të pengoj largimin e tij pavarësisht se i skadon kontrata në fund të sezonit. Nëse Gattuso nuk gjen lojtarin e duhur në këtë merkato dimri, atëherë Hysaj nuk largohet.

Hysaj
Hysaj

Nga ana e tij, mbrojtësi kuqezi e ka shprehur prej kohësh vullnetin, dëshiron të largohet dhe nuk ka ndërmend të pranoj një rinovim të kontratës. Në këto kushte, Napoli rrezikon ta humbas me parametra zero në fund të sezonit, ndërsa Hysaj mund të zgjedh lirisht se ku do të vijoj karrierën, fundja ofertat nuk mungojnë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb