Nga 2014, vit në të cilin zbarkoi në Madrid, Toni Kroos mori përsipër dirigjimin e mesfushës, me shumë klas dhe personalitet prej 8 vitesh, Kroos nuk ka rivalë në rolin e tij, është një nga titullarët e paprekshëm.

Në Madrid janë ndryshuar shumë trajner në këto tetë vite por Kroos ka qenë gjithnjë aty. Me fanellën e bardhë, mesfushori gjerman arriti të fitojë shumë trofe, mbi të gjitha 4 Champions League. Tashmë 32 vjeç, Kroos po reflekton për të ardhmen e tij në një kohë kur futet në vitin që i përfundon kontrata, 30 qershor 2023.

As
As

“Suspancë Kroos”, shkruan AS në faqen e parë, duke iu referuar faktit se Kroos është në fund të kontratës ndërsa drejtuesit e Real Madrid pa hasin vështirë për të nisur negociatat për rinovim, nuk janë as në pozita të favorshme pasi Kroos mund të qëndrojë edhe një vit, për të vendosur më pas me qetësi se ku do të vijojë karrierën.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb