Në shtëpinë e Milanit janë dy çështje që kërkojnë një zgjidhje sa më të shpejtë për të menduar, më pas për të menduar të ardhmen dhe merkaton. Kush do të jetë drejtori i ri teknik? Ivan Gazidis është në pritje të Paolo Maldinit, oferta është në tavolinë, ndërsa ishi i famshëm ka marrë më shumë kohë për të dhënë një përgjigje përfundimtare. Posti i drejtorit teknik është i lidhur ngushtë edhe më trajnerin e ri, kush do të jetë pasuesi i Gattusos?

Maldini
Maldini

Në këtë pikë sërish palët duken të ndarë. Nëse Maldini do të pranoj ofertën e Gazidis, dëshira e tij e parë për të drejtuar Milanin, është Simone Inzagji, më të cilin janë vendosur dhe kontaktet e para. Ndryshe nga Maldani që kërkon dhe i beson më shumë trajnerëve vendas, Gazidis është më shumë i orientuar nga tregu i huaj. Sergio Conceiçao, Rudi Garcia dhe Paulo Fonseca janë tre emrat që po merren në konsideratë nga Ivan Gazidis.

Duke u rikthyer te pista e parë, më shumë e mundshme, ajo e Simone Inzaghi. Problemi i vetëm në këtë pistë është presidenti i Lazios, Lotito. Inzaghi ka ende një vit kontratë me ekipin kryeqytetas, një detaj që Lotito mund ta shfrytëzoj. Trajneri i Lazios ka rezervuar disa ditë pushimi në SHBA, nëse Milan është preferencë e tij, duhet ti anuloj, pasi Milan e ka me nxitim për të plotësuar stafin e ri.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: