Nga: ZONJA VJOLLCA*
RECETA DIABETIKE/ Oriz me finok dhe presh

300 gr finok
200 gr presh
20 gr gjalpë
60 gr oriz kokërrgjatë
300 gr mish viçi
1 kokërr qepë
1-2 lugë gjelle vaj ulliri
1 tufë koper
Kripë
Piper i zi

Fillimisht vendosim një tenxhere me ujë të vluar. Presim finokun në feta të holla dhe preshin në unaza dhe i kalojmë në ujë të vluar me kripë për 3 minuta. Më pas i vendosim në një tigan me pak yndyrë duke shtuar dhe orizin kokërrgjatë. I trazojmë perimet bashkë me orizin, shtojmë 150 ml ujë të vluar me kripë dhe e lemë gatimin të ziejë për 15-18 minuta në temperaturë mesatare. Ndërkohë që orizi të ziejë marinojmë mishin me kripë dhe piper të zi. Më pas mishin e kalojmë në një tigan dhe e kaurdisim derisa të ndryshojë ngjyrë, më pas shtojmë qepën të prerë në unaza (rrathë). E kaurdisim mishin dhe qepën së bashku për gati 10 minuta. Servirim orizin me perime duke vendosur mbi të fetat e mishit me qepë. E pudrosim me pak piper të zi dhe me koper të freskët.

(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: