Receta nga Eneida
Përbërësit

1 gotë cous cous
2-3 kofsha pule
2-3 feta pançetë
4 lugë bizele
4 lugë qiqra
4 lugë kasjus
Kripë
Piper
Vaj ulli
Majdanoz

Përgatitja
Mishin e pulës e skuqim dhe më pas e ziejmë. E heqim dhe te 1,5 gota lëng shtojmë 1 gotë cous cous. Fikim sobën dhe e lëmë të gatuhet vetë mbuluar. Pas 10 min e hapim dhe shkrifëtojmë me pirun.
Në tigan shtojmë 2 feta pancetë të prerë në kubikë dhe i lëmë deri sa të shkrijë yndyra. Shtojmë bizelet e freskëta, dhe pasi të skuqen, shtojmë një dorë qiqra dhe një dorë kasjus. I skuqim të gjitha bashkë dhe shtojmë kripë dhe pak piper. Hedhim cous cous-in, e trazojmë, shtojmë majdanoz të grirë dhe e servirim me mishin lart.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: