Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook infermierja e Qendër Klinike Universitare të Kosovës, (QKUK-së) Shqipe Kadriu shprehet se për 24 orë ka marrë dy rezultate të testit për Covid-19.

Ajo shprehet se kur bëri testin e parë nuk tregoi se ku punonte dhe doli pozitiv. Të nesërmen pasi u rikthye në punë, bëri sërish testin dhe doli negative.

“Receta për me kalu covidin per 24 ore: e bëra testin pardje; nuk e shkruva ku punoj, dola pozitiv; me thirrën në punë dhe ma banë edhe një dhe shkruan ku punoj.

Sot në mëngjes isha negativ; Zotin e kam dëshmitarë që andej nuk di a mu gëzu sepse emocionet më janë pështjellu…tash s’po di a jam + a – ose ne mes diku…Zoti e boftë hajr…”, ka shkruar ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: