Sezonin e fundit, në momentin kyç në garën për titull, Inter pësoi një “fikje” totale, kjo e kushtëzuar shumë nga dëmtimi i Brozovic. Mesfushori kroat ishte një nga lojtarët e paktë, të pazëvendësueshëm, mungesa e tij pati një impakt shumë të madh, duke bërë që zikaltërit të lëshonin terren në raport me Milan, përfundimi tashmë dihet. Më në fund edhe Brozovic e ka një zëvendësues luksi, pikërisht mesfushorin kuqezi, Kristjan Asllani.

Asllani
Asllani

Trajneri Inzaghi dhe stafi i tij po mendojnë një zgjidhje ndryshe për ti marrë më të mirën Brozovic, sipas La Gazzetta dello Sport, zikaltërit po planifikojnë që kroati të aktivizohet më pak në mënyrë që të luaj më mirë. Këtë sezon, regjisori i Inter pritet të mos aktivizohet në sfidat më pak të rëndësishme, ose të mos qëndrojë në fushë për 90-minuta, fundja Asllani mund ta zëvendësojnë në mënyrën më të mirë të mundshme pa pasur rënie në cilësi dhe rendiment.

Asllani
Asllani

Mesfushori shqiptar vërtetoi menjëherë se është një lojtar i jashtëzakonshëm, me shumë potencial dhe personalitet, një talent i pastër ku Inzaghi mund të mbështet pa hezituar, madje analistë të ndryshëm e ish lojtarë të famshëm kanë shkuar deri aty se shprehen se Asllani mund të detyrojë Inzaghin edhe të ndryshojë skemë për ti bërë vend yllit kuqezi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb