KOSOVA

Ramush Haradinaj gjatë një intervistë në një media kosovare ka thënë se Albin Kurti duhet t’i kenë financuar fushatën dhe tani do i shlyejë me heqjen e taksës.

Ish- kryeministri i Kosovës thotë për pasuesin e tij se nëse ka një tërheqje për njohjen në këtë rast, ka diçka më të thellë. Haradinaj sqaron se taksën e vendosi pasi nuk kishte armë tjetër ndaj Serbisë veçse ta prekte në xhep.

Me këtë deklaratë Haradinaj nënkupton se Vetëvendosjes mund t’i ketë financuar fushatën eksponentë të Serbisë për të hequr taksën të cilën qeveria e Kosovës me Ramush Haradinajn kryeministër e vendosi në 2018 dhe nuk e hoqi deri në largimin e saj në fillim të këtij muaji.

“A do me e lypë ndonjëherë njohjen. Pse duhet të kthehet mbrapa. Nëse bashkë kthehen mbapa, ka diçka më të thellë. Ose janë financuar nga dikush në zgjedhje, dhe ua ka bërë dikush fushatën. S’ka logjikë tjetër. Pasi s’po flet, se s’ka diçka tjetër këtu. Serbinë unë e kam prekur në xhep. S’kemi pasur armë të tjera ekuivalente ndaj Serbisë që kishim mundur ta preknim’’, është shprehur Haradinaj ndër të tjera.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb