TIRANË- Ndërsa kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot Task-Forcën e ngritur për luftën kundër kanabisit, nuk kanë munguar kritikat nga komentuesit, që kanë gjetur çështje të tjera problematike për t’ia parashtruar.

Një prej tyre i quan recitime poezish e monologësh këto takime dhe thotë se është bërë pak punë, por Rama i thotë se nuk e ka pasur mendjen kur rezultatet janë thënë me fjalë.

DISA NGA REPLIKAT E KRYEMINISTRIT RAMA
Komentues 1: Recitime poezish apo lexim monologësh, fjalë shumë e jo konkrete e punë pak… mentalitet shqiptar i qeverisjes ;)
Edi Rama: Jeton ta marrsha të keqen, nëse s’të duken konkrete rezultatet që thuhen dhe thuhen me fjalë, s’mund të thuhen me gishta, atëherë me siguri ose s’e ke pasur mendjen kur i ke dëgjuar ose nuk dëgjon dot se nuk e ke mendjen?

Komentuese 2: Ti na kënaqe tu ik sa andej e këndej bo nji ligje për kriminelat që vrasin, kush vret të rri në burge jo të shkoj turiste e të dali mbas tre muaj
Edi Rama: Vana, qenke goxha vajzë, mëso shqipen se kështu si e shkruan dukesh keq shumë, po s’është vetëm kjo, mëso edhe edukatën njëkohësisht, se nuk ka manikyre që i zbukuron thonjtë e pagdhendshëm të paditurisë!

Komentues 3: Lëre kanabisin po shikoni zjarret se ka 3 ditë që po digjet këtej nga riviera dhe nuk e ka lëvizur njeri menderen.
Edi Rama: Lion, të gjithë ata që duhet të lëvizin janë në lëvizje kundër zjarreve, po zotrote nuk ke si i shikon nga shezlloni dhe mesa duket se paske fare idenë e asaj që po ndodh me zjarret në të gjithë Mesdheun!

Komentues 4: Po ca pret o kryeministër? Ju thonë se nuk po punojnë? Në letra i kopsitin bukur, por për zbatim “hajt se folim”.
Edi Rama: Alba, janë fakte këto që thuhen këtu, me prova të certifikuara nga partnerët ndërkombëtarë, nuk janë letra të kopsitura?

Rama fb 1

Rama fb 2

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: