Këngëtari dhe kantautori i njohur Redon Makashi ishte i ftuar mbrëmjen e kësaj të diele në programin “Dola te Ola”, ku bëri një rrëfim të rrallë për jetën e tij.

Teksa rrugëtoi nëpër kujtime me anë të fotografive ai foli për fëmijërinë duke e cilësuar shumë të bukur dhe të mbushur me shumë sinqeritet.

Redoni Makashi është djali i dy prindërve artistë, Fitimi aktor dhe Drita këngëtare lirike, dhe në program rrëfeu marrëdhënien e ngushtë dhe të veçantë që ai ka me ta. Ai tha se gjatë fëmijërisë ka qenë më shumë i lidhur me mamanë pasi babai i tij kishte raste që qëndronte larg për disa muaj gjatë xhirimeve të filmave.

Ndërkohë më tej ai shtoi se për shkak të angazhimeve të të dy prindërit e tij, Redoni një pjesë të mirë të kohës e kalonte me gjyshet dhe në “Dola te Ola” me nostalgji kujtoi marrëdhënien shumë të mirë që ka patur me to.

Redoni zbuloi se të dy prindërit e kanë shtyrë atë drejt rrugës së artit, ndërsa i pyetur se si e ka përjetuar famën e tyre, kantautori tha se respekti i njerëzve ka qenë i madh teksa shtoi se artistët asokohe kanë qenë jashtë mase të privilegjuar.

Një kujtim shumë i bukur për Redon Makashin është kur ai ka interpretuar një duet me nënën e tij në skenë, “U prit mirë dhe pati ndikim”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: