TIRANE-Lajmi se Redon Makashi ishte përfshirë në një aksident shoqëroi mediat javën që lamë pas. Por pas lajmit se këngëtari kishte shpëtuar pa dëmtime nga ky aksident, u fol se gjatë momentit të përplasjes, ai ka qenë nën efektin e alkoolit, apo edhe lëndëve narkotike. I prekur nga këto thashetheme, ai ka vendosur të sqarojë njëherë e mirë të vërtetën e lajmit, madje duke e shoqëruar edhe me foto të makinës pas aksidentit.

“Ndoshta erdhi momenti që t’ju falënderoj të gjithëve që më keni telefonuar dhe më keni dërguar SMS. Madje, këtë njoftim po e bëj më shumë edhe për konfuzitetin mediatik apo të rrjeteve sociale se aksidenti ishte si pasojë e konsumimit të pijeve alkoolike apo narkotike. Po ju bëj me dije se: S’kam përdorur kurrë dhe nuk kam ndër mend, sepse jam i mbushur me adrenalinë dhe pasion dhe kështu do vazhdoj të jem deri në fund të jetës sime. Se e kuptova akoma më shumë në këtë aksident që Zoti më dashka akoma dhe duhet të vazhdoj të jetoj dhe krijoj. Kalofshi një verë të bukur”, ka përfunduar artisti në rrjetet sociale, ku ka marrë edhe mbështetjen e miqve dhe fansave të tij.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: