•Në Samitin e Madridit propozohet marrja në konsideratë e alternativave më pak të dëmshme ndaj duhanpirjes

•Konsumatorët po tërhiqen drejt produkteve inovative që reduktojnë dëmet e mundshme

•Kardiologë të mirënjohur vlerësojnë ndikimin e cigareve alternative në reduktimin e dëmit

Shumë shtete në Evropë dhe konsumatorët e tyre po i kushtojnë një vëmendje të shtuar produkteve inovative që reduktojnë dëme të mundshme në shëndet. Edhe konsumatorët shqiptarë janë përfshirë nga ky trend produktesh në përditshmërinë e tyre. Një shembull konkret është ai inovacionit në industrinë e duhanit drejt ofrimit të duhanit me ngrohje dhe cigareve elektronike në vend të cigareve tradicionale.

Së fundmi, në Spanjë u mbajt Samiti për Reduktimin e Dëmeve, i cili mblodhi në diskutime autoritete të larta të qeverisë spanjolle, autoriteteve shëndetësore dhe shkencore. Platforma për Reduktimin e Dëmit të Duhanit propozoi marrjen në konsideratë të alternativave jo aq të dëmshme ndaj duhanpirjes, siç janë cigaret elektronike.

Reagime dhe konfirmime: Kardiologu Konstantinos Farsalinos argumentoi se: “Studimet gjatë 10 viteve të fundit tregojnë se niveli i toksinave në pajisjet elektronike është shumë më i ulët se në cigaret tradicionale”.

Po në të njëjtën linjë, Francesco Fedele, drejtor i Departamentit të sëmundjeve kardiovaskulare dhe të frymëmarrjes në spitalin universitar Umberto I, profesor i Kardiologjisë në Universitetin La Sapienza, Romë thekson rëndësinë e “dallimit midis produkteve të duhanit me ngrohje dhe cigare elektronike të cilat mund të jenë me ekspozim më të vogël, pra me rrezik më të ulët”.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërkohë Akademitë Kombëtare të Shkencës, Inxhinierisë dhe Mjekësisë në SHBA dhe një kërkim i pavarur nga Departamenti i Shëndetësisë dhe Kujdesit Social në Angli arritën në përfundimin “që përdorimi i cigareve elektronike është shumë më pak i dëmshëm se pirja e duhanit”.

Edhe një rishikim i organizatës britanike Cochrane arriti në përfundimin se “normat e lënies së duhanit ishin më të larta tek njerëzit e prirur ndaj alternativave të nikotinës (duhanit me ngrohje)”. Këto zhvillime tregojnë jo vetëm revolucionin që ka prekur industrinë e duhanit por edhe politikat orientuese të kompanive dhe qeverive në reduktimin e dëmit dhe tërheqjen e konsumatorëve drejt këtyre produkteve inovative – ku edhe konsumatorët shqiptarë po përqafojnë risinë në zgjedhjet e tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb