Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku lajmëruar diskutinim mes institucioneve për reduktimin e tarifave roaming mes BE dhe Ballkanit Perëndimor.

Për Ballukun ulja e tarifave do të ketë impakt të drejtpërdrejtë për qytetarët.

Sipas saj, ky është hapi i radhës në Axhendën Dixhitale të Ballkanit Perëndimor pas zbatimit të Marrëveshje Rajonale pikërisht për Roamingun.

 

STATUSI NGA BELINDA BALLUKU

Reduktimi i tarifave të roamingut midis BE dhe Ballkanit Perëndimor ishte në fokus të diskutimeve mes MIE, e cila udhëheq procesin, AKEP si institucion rregullator dhe operatorët celularë që operojnë në vendin tonë. Shumë i rëndësishëm angazhimi i operatorëve të telefonisë celulare për t’u bërë pjesë e realizimit me sukses të këtij procesi tejet të rëndësishëm. Ulja e këtyre tarifave do të ketë impakt të drejtpërdrejtë për qytetarët dhe është njëkohësisht hapi tjetër i radhës në Axhendën Dixhitale të Ballkanit Perëndimor pas zbatimit me sukses të Marrëveshjes Rajonale të Roamingut.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb