Sekretari Organizativ i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, u shpreh se referendumi është forma më e përkryer e demokracisë direkte.

Në një përgjigje për deklaratat e bëra nga kryeministri Edi Rama, Blushi tha se kohës së dhunës të revolucionit kulturor të bandës së Rilindjes po i vjen fundi i sigurt.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se aleanca mes Partisë Demorkatike dhe Partisë së Lirisë, ka qëllim ndryshimin e sistemit me dhunë.

Ndërsa ndau me ndjekësit një foto nga Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë, Blushi u shpreh se do të marrë fund dhunimi dhe frikësimi i qytetarëve nga bandat e patronazhistëve.

Postimi i plotë:

Referendumi është forma më e përkryer e demokracisë direkte. Kohës së dhunës të revolucionit kulturor të bandës së Rilindjes po i vjen fundi i sigurtë. Dhunimi dhe frikësimi i qytetarëve nga bandat e patronazhistëve merr fund! Liria do të triumfojë!

Meta Blushi
Meta Blushi

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: