Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike informoi për rezultatet e votimit në referendumin për shkarkimin e kryetarit të PD-së Lulzim Basha deri në orën 13:00, në 106 qendrat e votimit në të gjithë vendin.

Në emër të Komisionit, deputetja e PD Albana VOkshi tha se numri total i pjesëmarrjes në referendum në rang vendi deri në orën 13:00 është 27.719.
Numri i votuesve deri në orën 13:00 sipas qarqeve:

Shkodër 2252
Lezhë 2500
Kukës 1490
Dibër 1355

Durrës 2990
Tiranë 6347
Elbasan 2171
Berat 890

Korçë 2730
Fier 2674
Gjirokastër 1120
Vlorë 1200

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: