Pedagogu Mark Marku, i ftuar në emisionin “Kjo Javë”, ka folur rreth referendumit të thërritur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Ai e ka cilësuar këtë nismë si dëshpëruese, duke shtuar se edhe mbajtja e Kuvendit të 11 dhjetorit, u mblodh duke përfillur rregullat statutore.

“Në thelb është dëshpëruese, sepse tregon konceptin që grupimi kundërshtar ka për sistemin e të drejtës dhe procedurën në demokraci. Ka disa të drejta për të organizuar një kongres, por ka një procedurë, siç e përcakton statuti. Nuk ka diskutime për këtë. Nuk ka diskutime. Ligji ka vlerë ta diskutosh deri në momentin që diskutohet. Për ligjin e arsimit jam një nga personat që e kam kundërshtar më shumë. Por në momentin që projektligji u bë ligj unë e zbatoj se u bë ligj. Edhe statutet e rregullat, apo normat shoqërore kanë rëndësinë e vet.

Ato janë të detyrueshme. Normat që nuk janë të kodifikuar tregojnë se cili është koncepti i këtij grupi. Nuk përfill asgjë, i vendos vetë rregullat, verifikimin dhe arbitrazhin. Qytetarët në Zvicër kanë të drejtë që të shkojnë në referendum, por ato i cakton qeveria. Ne jemi vend paradoksal, me këtë gafë që po bëjnë ata duhet zhdukur nga politika. Nuk të jepet e drejta të organizosh zgjedhje e të thërrasësh qytetarët. Kjo vetëm duke marrë këtë strukturë, qoftë me thirrjen e Kongresit dhe mënyrës se si funksionon, një qytetar normal, kupton që ata kurrë dhe turp që kanë qenë dikur në pushtet. Numrat kush i ka verifikuar. Unë jam i verifikueshëm. Referendumi është qesharak”, u shpreh pedagogu.

Po ashtu, Marku tha se rithemelimi i PD nuk mund të bëhet nga njerëz që janë shpallur humbës në zgjedhjen e fundit, e këtu përmendi disa emra.

“Nuk merrem me gjëra qesharake. Një nga arsyet se përse kemi humbur ne është sepse Flamur Noka humbi në Kamëz, Edi Paloka në Durrës, Edmond Spaho në Korçë, Aldo Bumçi humbi në Tiranë. Albana Vokshi në Tiranë. Pra këta humbësit që kanë qenë bashkë, unë bëj përgjegjës të gjithë që këta duan të na kthejnë moralin se kush humb ikën, po këta pse s’ikin? Kjo është me u tall me njerëzit. Sali Berisha ka humbur në 2013. Ai ka pasur pushtetin vetë. Ka humbur në 2013 në mënyrën më ekzemplare të mundshme. Lulzim Basha edhe për shkak të defekteve të veta, edhe pse mbante këta nuk ia jepte kush pushtetin. Të gjithë këta janë hajdutë votash. Kanë qenë të pranishëm kur PD ka përjashtuar njerëz në kundërshtim me statutin. Unë llogaris në mënyrën se si sillet individi. Është një premisë, që të shkëputemi nga ky lloj mentaliteti. PD ka 100 e ca mijë mbështetës.

Ta çosh PD e të thuash se kam partinë se ke 10 mijë në stadium. Një pjesë e PD është aty, se një pjesë janë të dëshpëruar, të mërzitur, por problemi është se të manipulosh këtë zhgënjim, është njësoj si të manipulosh lypësin në rrugë. Këta po i gënjejnë zgjedhësit. Por a do të shkojmë në një pikë ku të diskutojmë për opozitarizmin. Edhe PD s’ka shumë rëndësi. Ajo është informacion historik, mund të krijohet dhe si çdo gjë në botë ka ciklin e vet. Kjo lëvizje që po bëjnë këto, për mua është se këta po shkatërrojnë idenë e opozitës. Këta hedhin idenë e rithemelimit”, tha Marku.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb