Votimi me armë: Në momentin kur ushtarët e armatosur me pushkë sulmi ‘detyruan banorët të hedhin votën e tyre në referendumin ‘të rremë’ në rajonet e pushtuara ruse të Ukrainës’

Referendumi që me urdhër të Vladimir Putin po zhvillohet në rajonet ukrainase të pushtuara nga Rusia, duket se po nxjerr në pah anën e vërtetë të terrorit me të cilën qytetarët e zonave që dikur menaxhoheshin nga Kievi mbahen “të lidhur” me Kremlinin.

Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare Moska ka dërguar ushtarë për të detyruar ukrainasit të votojnë në referendume, madje duke ushtruar presion me armë.

Banorët në rajonet Donetsk dhe Luhansk kanë zbuluar se trupat ruse po shkojnë në shtëpitë e tyre në territoret e pushtuara për të zbatuar ‘votimin’.

 

“Familja ime sapo u detyrua të votonte nën kërcënimin e armës në lojën ruse të një “referendumi” në Ukrainën jugore”, tha Maxim Eristavi, gazetar dhe bashkëthemelues i Hromadske International, një stacion transmetimi në Ukrainë.

Gazetari ukrainas postoi një video që pretendonte se tregonte ushtarë të armatosur që hyjnë në korridoret ku jeton familja e tij dhe i detyrojnë ata të votojnë në favor të bashkimit me Rusinë.

Hre
Hre

Eristavi shtoi se anëtarët e familjes së tij u detyruan gjithashtu të merrnin pjesë në të njëjtat votime në Krime, rajon të cilin Rusia e aneksoi në 2014 në një përpjekje për të mashtruar audiencën e huaj duke menduar se votimi ishte i lirë dhe i drejtë.

Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhia, Kherson dhe Krimea janë të gjitha rajone ukrainase të paktën pjesërisht nën pushtimin rus ku po zhvillohen referendumet, me rezultatet e fiksuara nga Moska.

Ndërkohë, vendet perëndimore kanë akuzuar Rusinë për organizimin e referendumeve të paligjshme në Ukrainë si një pretekst për aneksimin e territoreve të fqinjit të saj.

Sa i përket Kievit zyrtar, ata e konsiderojnë referendumin një përpjekje nga Rusia që dështimin për të mbajtur territorin e pushtuar që kërcënohet nga kundërofensiva e ushtrisë ukrainase, ta fshehë në sytë ë botës.

Por, në krahun tjetër media shtetërore ruse tha se rojet e armatosura që zbatojnë votimin derë më derë ndodhen në Ukrainë për ‘të ruajtur rendin dhe sigurinë’.

Rezultati i paracaktuar do të bënte që territori ukrainas të bëhej një vend ‘i pavarur’ sipas ligjit rus, përpara se të bashkohej më pas me federatën ruse si një ‘subjekt federal’. Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se rajonet ku po zhvillohen votime do të jenë nën ‘mbrojtjen e plotë’ të Moskës nëse aneksohen nga Rusia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb