SHKUP-Maqedonia po përgatitet për referendumin e 30 shtatorit, datë kjo, e cila do të testohet nga vota e qytetarëve të Maqedonisë për t’i hapur rrugë integrimit te vendit në strukturat euro-atlantike.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Xhejms Matis, ka zhvilluar takime me krerët më të lartë të Maqedonisë, ndërsa pohoi se SHBA-të janë mbështetëse të palëkundura të anëtarësimit  të Maqedonisë në strukturat integruese.

Në takim me kryeministrin, Zoran Zaev, sekretari vlerësoi rolin e luajtura nga Maqedonia për stabilitetin e Gadiushullit Ballkanik.

Sekretarin amerikan mori garancinë nga kreu i qeverisë se  referendumi do të jetë pozitiv dhe së shpejti edhe Maqedonia do të bëhet pjesë e NATO-s.

Ndër të tjerët ai tha se Marrëveshjen e Prespës do ta ndihmojë Maqedoninë në hapat e mëtejshme drejt anëtarësimit në NATO e BE ku theksoi se SHBA-të janë të gatshëm që t’ju mirëpresim si anëtare e 30-të e NATO-s.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb