MAQEDONI- Presidenti, Gjorge Ivanov e cilësoi si të dështuar referendumin për marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë, sa i takon zgjidhjes së mosmarrëveshjeve për emirin me fqinjët.  Në deklaratën e parë pas referendumit, Ivanov kërkoi ndaj deputetëve që të respetojnë vullnetin e treguar nga populli i Maqedonisë, pas votimeve të së dielës.

I pari i shtetit fqinj theksoi se vullneti i qytetarëve hodhi poshtë marrëveshjen e Prespës. Ivanov dha një mesazh të qartë për ndërkombëtaret, pasi sipas tij, anëtarësimi i Maqedonisë nuk duhet të kalojë nga presioni dhe kërcënimet, por nga dinjiteti dhe merita.

“Në referendumin e mbrëmshëm populli hodhi poshtë marrëveshjen e Prespës. Me mos votim, populli qartë tregoi se është kundër zgjidhjeve të shpejta, të imponuara dhe të dëmshme të cilat vendosen pa arritjen paraprake të konsensusit kombëtar. Shumica e qetë vendosi. Bojkoti është zëri i atyre të cilët ishin të nënçmuar dhe nuk u dëgjuan. Porosia e popullit është dërguar deri tek ata të cilët duhet ta dëgjojnë. Realiteti është se referendumi dështoi. Mos tentoni të ndryshoni këtë realitet. Mos e nënvlerësoni vullnetin sovran të popullit maqedonas. Nuk mund të flitet për shumicë në kushte kur nuk është plotësuar cenzusi ligjor. 36.9 % dalje nuk është vullnet i popullit, por 63.1% të cilët nuk kanë dalë. Sado që të shtrembëroni, nuk mund ta ndryshoni realitetin. Realiteti është se referendumi është i pasuksesshëm. Koha është për përgjegjësi para popullit maqedonas. Mbështetja për në BE dhe NATO është dëm kolateral i referendumit jopopullor. Mbështetjen për në BE dhe NATO nga 80% e ulët në vetëm 36.9%. Po i manipuloni qytetarët tanë ndërsa partnerëve euroatlantik po u jepni shfaqje dhe perceptime të rrejshme.  Atyre të cilët përzihen në punët e brendshme të Maqedonisë dhe në mënyrë joparimore marrin anë, i porosis që t’i respektojnë konventat ndërkombëtare për marrëdhënie diplomatike. Nuk mund që ata të cilët ka deficit demokratik të imponojnë zgjidhje në kundërshtim me vullnetin e popullit maqedonas. Referendumi nuk është anketë. Vendimi i qytetarëve obligon. Kuvendi atë vendim duhet ta respektojë. Për këtë arsye përgëzoj popullin maqedonas, shqiptarët, turqit, serbët, romët, boshnjakët dhe vllahët për vendimin e tyre. Nuk kemi dilema se vendi i Maqedonisë është në BE dhe NATO. Por atje duhet të hyjmë me dinjitetin tonë njerëzor, pa kërcënime, presion dhe standarde të dyfishta”- theksoi  presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb