MADRID- Mbreti i Spanjës deklaroi të martën se shteti duhet të garantojë rendin kushtetues përballë krerëve katalanas që pretendojnë të shpallin ilegalisht pavarësinë ndërkohë që qindra mijëra persona manifestojnë në Barcelonë kundër dhunës policore gjatë këtij referendumi të ndaluar.

Kjo përballje forcash mes qeverisë qendrore dhe krerëve katalanas, që kërcënojnë se do të deklarojnë pavarësinë, ka futur Spanjën në një prej krizave të saj më të rënda që prej rikthimit të demokracisë në këtë vend në vitin 1977.

Në një fjalim të moderuar, Felipe VI ka akuzuar krerët katalanas se janë vendosur në skaj të së drejtës dhe demokracisë duke organizuar referendumin të dielën.

“Me sjelljen e tyre të papërgjegjshme, ata mund të vendosin në rrezik stabilitetin e Katalonjës dhe të të gjithë Spanjës”, tha sovrani.

“Përballë kësaj, është përgjegjësia e pushteteve legjitime të shtetit që të garantojnë rendin kushtetues dhe funksionimin normal të institucioneve, respektimin e shtetit të së brejtës dhe autonominë e Katalonjës”, deklaroi Felipe VI.

“Sipas nenit 155 të Kushtetutës, asnjëherë i përdorur, qeveria mund të detyrojë një rajon të respektojë detyrimet e tij kushtetuese nëse ai shkel ose dëmton rëndë interesat e përgjithshme të shtetit”, vazhdoi mbreti i Spanjës.

Në Barceonë, ky fjalim me një ashpërsi të paprecedentë u pa nga shumë si një goditje që u bëhej.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: